Sherbimet dhe Fushat e Praktikave

Ne cdo veprimtari te punes se kesaj kompanie do te dominojne referencat mbi dispozitat ligjore dhe mbi standartet kombetare dhe nderkombetare te kontabilitetit, te auditimit dhe te menaxhimit te rrisqeve.
Auditing/Auditimi

 

Kompania jone ushtron aktivitet per auditimin e Pasqyrave Financiare ne perputhje te Standarteve Nderkombetare  te Auditimit.

 

Sherbimet e auditimit do te shtrihen dhe per auditimet e brendshme, ne baze te Standarteve Nderkombetare te Praktikave Profesionale te Auditimit te  Brendshem.

 

Per sherbimet e auditimit te brendshem dhe  te jashtem, kompania jone ka  nje staf te  kualifikuar  dhe me experience  te gjate ne kete fushe. Stafi ne perberjen e tij  ka personel te licensuar si ekspert  kontabel te regjistruar ne  IEKA, audit te brendshem dhe kontabel te miratuar. Ne cdo rast  ajo respekton  me korrektesi te larte standartet e etikes profesionale.

 

 

Property Law

Under Construction

 

Kontabilitet/Accounting

 

Per subjektet e rinj te cilet fillojne veprimtarine per here te pare, ofrojme trajnime  per procedurat dhe teknikat qe duhet te perdorin  subjektet per mbajtjen e kontabilitetit  ne zbatim te Ligjit per kontabilitetin. Kjo do ti ndihmoje ne minimizim te rrisqeve qe jane te identifikuara  ne sistemet e kontabilitetit dhe per te shmangur penalitetet e organeve tatimore ne moszbatimin e procedurave ligjore ne kete fushe

 

Per subjektet qe kane nje experience  ne mbajtjen e kontabilitetit, ne do te ofrojme sherbim, per ndryshimet ne standartet  kombetare dhe nderkombetare te kontabilitetit ,ne politikat kontabel  qe duhet te zbatojne  subjektet per te rritur efektivitetin dhe eficencen e veprimtarise se tyre.

 

Per te gjithe subjektet do te ofrojme sherbim ne  pergatitjen e Pasqyrave Financiare vjetore dhe periodike, per organet tatimore, per drejtimin e subjektit dhe per ortaket e aksioneret.

 

Do te percaktojme kontrollet e brendshme per sistemet e kontabilitetit, ne menyre qe sistemet e kontabilitetit  te kene siguri te mjaftueshme.

 

Kompania jone do te ofroje sherbim mbi plotesimin e deklaratave tatimore, per te gjithe subjektet qe jane  ose jo subjekte tatimore.

 

Finance

 

Bezo consulting  ofron sherbim te kualifikuar per klientet e saj qe ne krijimin e tyre, si  pergatitja e dokumentacionit  dhe regjistrimi ne QKR, celja e llogarive bankare, fuksionimi I tyre gjate veprimtarise ekonomike te biznesit, ne identifikimin e rrisqeve dhe ne vleresimin e tyre.

 

Per ceshtjet specifike te mbarevajtjes se biznesit, ofron sherbim konsulence financiare, lidhur me efektivitetin e tyre.

 

Per strukturen e  aseteve, kreditoret, kredite bankare, ofron sherbim per analizen financiare, ne lidhje me rritjen e fuqise ekonomike financiare te biznesit, ku duhet te permisoje ne menyre te shpejte  situatat per te perballuar tregun.

 

Konsulenca financiare  dhe fiskale, e kesaj kompanie shtrihet ne shume ceshtjet qe kane te bejne me ecurine e biznesit, ne hartimin e  politikave afatshkurtera dhe afatmesem qe duhet te ndjeke biznesi dhe propabiliteti I ngjarjeve qe do te ndikojne ne realizimin e politikave, ne futjen e teknollogjise se re dhe efektet e kesaj teknollogjie ne situaten financiare te biznesit, ne  ndryshimet ligjore  tatimore, ku biznesi duhet te jete prezente per vendimarrjet  etj.

 

Per ceshtjet  gjyqsore, qe kane lidhje me aktivitetin e biznesit,ne ofrojme sherbim  konsulence ne lidhje me mosmarreveshjet me klientet apo kreditoret, ne lidhje me mosmarreveshjet me organet tatimore duke mundesuar dhenien e sigurise se aresyeshme  ne mbrojtje te interesave te biznesit.

 

Lidhur me likujdimin e shoqerise, ne jemi te pergatitur per aspektet ligjore dhe kontabile , duke mundesuar sherbime qe ne fazat e fillimit te procedures dhe deri ne cregjistrimin e tyre ne QKR.

 

© 2014 All rights reserve by BezoConsulting.

Materialet e kesaj faqe jane te mbrojtura nga Ligj nr. 9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”.

FOLLOW US:

  • w-facebook
  • Twitter Clean
  • LinkedIn Clean